Get the Flash Player to see this rotator.

  • Faqe Kryesore
  • Indeksi
  • Forum

Aktiviteti Parlamentar

 

 
19 Maj, 2013
“Sigurisht që është bërë ujësjellësi, sigurisht që janë bërë qëndrat shëndetësore, sigurisht por unë ju them me sesnsin më të madh të përgjegjësisë se në bujqësi do të trefishojmë subvencionet, edhe në infrastrukture do rrisim investimet, edhe në shkolla do i rrisim bursat.”
me shume
16 Maj, 2013
Duke parë interesin dhe praninë e jashtëzakonshme të të rinjve Jozefina Topalli iu tha atyre se: ” thellësinë e fitores e bëni ju, rezultatin spektakolar e jepni ju, merrni shokët dhe shoqet tuaja, ju do bëni diferencën më të madhe që ndonjëherë Malësia e Madhe dhe qarku i Shkodrës kanë bërë në rezultatin e fitores së Partisë Demokratike.
me shume
15 Maj, 2013
Shqiptarë flasin me votë një herë në katër vite. Ju jeni gjykatësit më 23 qershor. Ju jeni ata që vendosni dhe unë jam e sigurtë se ju do të dini të vendosni drejt.
me shume
Jozefina Topalli bashkëbisedim me studentët e Universitet “Luigj Gurakuqi” në Shkodër: “Investimet në Shkodër 520 milionë dollarë. Në mandatin e ardhshëm projekte të reja në çdo fushë për Shkodrën.” 14 Maj, 2013
Janë bërë 104 shkolla te rikonstruktuara, 26 shkolla të reja tërësisht. Janë bërë 890 km rrugë rurale, nacionale dhe urbane, janë ndërtuar 70 ujësjellësa. E dini sa para janë subvencionuar për bujqësinë, dhe sa hektarë janë mbjellë në zonën e qarkut të Shkodrës? Plot 2000 hektarë ullishte, arrore, bimë medicinale etj.”
me shume
Jozefina Topalli në Bushat, në 100 vjetorin e Kishës së Mjedës në Kukel. 11 Maj, 2013
Jozefina Topalli: "Natyrisht pas 100 viteve Shqipëra ka ndryshuar shumë, jeta jonë ka ndryshuar shumë por është një rast që shqiptarët të mendojnë që ne të vazhdojmë të përfaqësohemi edhe në parlament me emra me identitet, me emra me histori, me emra që na bëjnë nder.”
me shume
Jozefina Topalli në fshatin Hajmel, Shkodër: “Mandati i ardhshëm mandati i Shqipërisë së zhvilluar Europiane. Do të trefishojmë subvencionet për bujqësinë”. Mbi 270 të rinj antarësohen në  PD. 10 Maj, 2013
“Mandatin e ardhshëm do të trefishojmë subvencionet për bujqësinë. Por qëllim ynë është që mandatin e ardhshëm ta bëjmë fshatin, në ccdo qark të Shqipërisë, që ai të jetë i krahasueshëm me qytetin për nga shërbimet. Bujqësia do jetë ndër pioritetet e mandatit të ardhshëm. Bujqësia është mundësia për të rritur punësimin. Bujqësia është mundësia për të rritur të ardhurat. Bujqësia është mundësia për të bërë jetën më të mirë. Në katër vitet e ardhshme të mandatit të ri me Kryeministër Sali Berishën ne kemi mundësi ta bëjmë Shqipërinë një vend të zhvilluar dhe një vend europian.”
me shume
Të rinjtë demokratë festojnë Ditën e Europës dhe protestojnë kundër Edi Ramës, që bllokoi statusin. 09 Maj, 2013
Më 23 Qershor të rinjtë shqiptarë do votojnë Partinë Demokratike, partinë e shpresës, të ndryshimit, të integrimeve euro-atlantike.
me shume
Jozefina Topalli: Ftoj Z.Rama të lejojë deputetët e PS-së të votojnë tri ligjet e Brukselit, të bllokuara prej më shumë se 200 ditësh nga Partia Socialiste. 06 Maj, 2013
Zoti Rama lejoji deputetët sot që të vijnë dhe të votojnë tri ligjet. Si çdo ditë tjetër, si çdo seancë tjetër ato janë në rendin e ditës dhe Kuvendi i Shqipërisë , shqiptarët presin që të votohen këto tri ligje. Brukseli kërkon që të votohen këto tri ligje. Nuk është Jozefina që i kërkon. Është Brukseli dhe vokacioni perëndimor i shqiptarëve.
me shume
Kryetarja e Kuvendit uron besimtarët për festën e Pashkëve. 05 Maj, 2013
"Është një çast i bukur për t'i uruar të gjithë besimtarëve ortodoksë shqiptarë “Gëzuar Pashkët”. Është një moment reflektimi mbi një akt hyjnor të sakrifikimit në emër të mëkateve të gjithë njerëzimit, që Jezusi bëri. Me një simbolikë për ti kujtuar botës, secilit prej nesh për ti qëndruar vlerave, me të cilat ne jemi rritur dhe do të shikojmë përpara".
me shume
05 Maj, 2013
me shume
 

Video Aktivitete