Get the Flash Player to see this rotator.

  • Faqe Kryesore
  • Indeksi
  • Forum

Ambasadori i Norvegjisë, Jan Braathu: Me projektin TAP, Shqipëria shndërrohet në asetin më të çmuar të rajonit.

26v ambasadori_i_norvegjisë,_jan_braathu_me_projektin_tap,_shqipëria_shndërrohet_në_asetin_më_të_çmuar_të_rajonitKryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli priti sot në një takim Ambasadorin e Norvegjisë për Shqipërinë, Jan Braathu, i cili është rezident në Kosovë.


Kryetarja e Kuvendit uroi ambasadorin Braathu për detyrën e re ndërsa vlerësoi bashkëpunimin e mirë midis dy vendeve në nivelin politik dhe ekonomik dhe veçanërisht në fushën energjetike ku shumë projekte madhore të Norvegjisë në Shqipëri po shndërrohen në histori suksesi.


Kryetarja e Kuvendit vuri në dukje rëndësinë për nxitjen e bashkëpunimit parlamentar midis dy vendeve përmes shkëmbimit të vizitave të ndërsjellta të delegacioneve apo komisioneve parlamentare etj.


Në këtë drejtim, ambasadori Braathu bëri të ditur se, të nxitur nga modernizimi i shpejtë i infrastrukturës rrugore, së shpejti një delegacion me deputetë norvegjezë do të vizitojë Shqipërinë për t’u njohur nga afër me realitetin dhe ndryshimet që vendi ka shënuar vitet e fundit. 


Kryetarja Jozefina Topalli dhe Ambasadori Braatha ndanë të njëjtin mendim për gjetjen e urave të reja të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, energjetikës dhe turizmit, për të cilat Shqipëria ka shumë potenciale për të ofruar.


Në mënyrë të veçantë, Kryetarja e Kuvendit u ndal tek projekti i Gazsjellësit TransAdriatik i cili pritet të kalojë përmes Shqipërisë duke e vlerësuar atë si një ndër projektet më madhore, për realizimin e të cilin po lobohet fuqimisht. Nga ana e tij, ambasadori norvegjez e cilësoi projektin TAP, si projektin që do të shndërrojë Shqipërinë në asetin më të çmuar të Ballkanit.


Gjatë takimit, dy personalitetet diskutuan edhe lidhur me forcimin e lidhjeve politike përsa i përket NATO-s ku dy vendet janë aleate, situatën në rajon etj


 
 

Video Aktivitete