Get the Flash Player to see this rotator.

  • Faqe Kryesore
  • Indeksi
  • Forum
Ju ndodheni:
Faqe Kryesore

 

aquaticus_facebook

Të nderuar vizitorë

Ju uroj përzemërsisht mirëseardhjen në faqen time të internetit.
Kjo faqe interneti është një ftesë e hapur për një komunikim më të afërt dhe më intensiv me të gjithë ju qytetarë të  nderuar që dëshironi të informoheni, të ndani  idetë dhe shqetësimet tuaja me mua si Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, si Nënkryetare e Partisë Demokratike por edhe si bashkëqytetarja juaj. lexo të plotë... firma_1
 
 

Aktivitete

 
[ 25 Maj, 2013 ]
Ndihem krenare për punët që qeveria jonë ka bërë gjatë kësaj periudhe. Ju bëni shtëpitë, ne bëjmë rrugët, ju mbillni tokën ne heqim tvsh-në për serat, në shtojmë subvencionet për farat, për plehrat kimikë, për fidanët. Ju punoni, ne do bëjmë edhe kanalizime, edhe kanale kulluese, edhe sisteme vaditjeje. Nuk ka gjë më të rëndësishme për ne sesa të vazhdojmë të rrisim punësimin, të ardhurat, mirëqenien, për një Shqipëri të zhvilluar, për një Shqipëri europiane. për më shumë
[ 24 Maj, 2013 ]
“Kemi miratuar me konsensus kuadrin zgjedhor, duke reflektuar në të, të gjitha rekomandimeve të OSBE/ODIHR, bazuar mbi propozimet e opozitës”, tha Kryetarja e Kuvendit. Në lidhje me çështjen e KQZ-së, zonja Jozefina Topalli tha se: “Jemi të gatshëm të mbledhim Parlamentin në çdo moment për të votuar tre emrat për vendet e lëna bosh nga Partia socialiste dhe opozita.” për më shumë
[ 23 Maj, 2013 ]
Fermerët thanë se heqja e TVSH për imputet bujqësore ashtu si edhe ndërtimi i rrugës së Vukatanës dhe akseve të tjera rrugore kanë lehtësuar dhe ndikuar direkt në rritjen e prodhimeve bujqësore dhe daljen e tyre në tregjet e vendeve të rajonit. për më shumë
Kryetarja e Kuvendit takon Drejtoren e NDI në Shqipëri, Ana Kadovic dhe ekspertin e lartë zgjedhor Sam Sager.
[ 21 Maj, 2013 ]
“Interesi ynë më i madh është mbarëvajtja e zgjedhjeve, tha ajo. Jemi të angazhuar për një proces zgjedhor të standardeve më të larta ndërkombëtare. Transparenca e zgjedhjeve të kaluara u cilësua si maksimale, krahasuar edhe me vende të tjera. Transparenca është shtylla kryesore e legjitimitetit dhe besueshmërisë së procesit zgjedhor. për më shumë
Bashkia e Shkodrës feston 100 vjetorin. Jozefina Topalli: “Historia dhe kultura e Shkodrës, bën krenar çdo shkodran dhe çdo shqiptar.”
[ 21 Maj, 2013 ]
“Sot, është një jubile i veçantë për qytetarët e qytetit tim. 100 Vjetori i Bashkisë së Shkodrës është një moment kujtese, reflektimi në memoren e historisë së këtij qyteti, që reflekton gjatë të gjithë historisë së Shqipërisë, dhe përtej kufijve të saj. për më shumë
 

 

Video Aktivitete