Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli pret në një takim Ambasadorin e Indonezisë për Shqipërinë, zoti Bunyan Saptomo.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli priti sot në një takim Ambasadorin e Indonezinë për Shqipërinë, zoti Bunyan Saptomo, i cili është resident në Sofje, Bullgari.
Pasi shprehu mirëseardhjen, Kryetarja e Kuvendit i përcolli ambasadorit Saptomo urimet më të mira për misionin e tij diplomatik ndërsa nënvizoi angazhimin për të punuar së bashku në forcimin e marrëdhënieve në të gjitha fushat, e veçanërisht në atë të biznesit, ekonomik dhe tregtar.
Duke ndarë të njëjtin mendim me Kryetaren e Kuvendit, ambasadori i Indonezisë bëri të ditur nismën për të nxitur grupe biznesesh indoneziane që të vizitojnë Shqipërinë dhe të njihen me potencialet që vendi ofron për të investuar.
Gjatë bisedës, Kryetarja e Kuvendit dhe ambasadori Saptomo vlerësuan edhe nxitjen e shkëmbimeve të vizitave të nivelit të lartë, ku me këtë rast, Kryetarja e Kuvendit i përcolli ftesën Kryetarit të Parlamentit të Indonezisë, Marzuki Alie të zhvillojë një vizitë në Shqipëri.