Get the Flash Player to see this rotator.

  • Faqe Kryesore
  • Indeksi
  • Forum

Kryetarja e Kuvendit takohet me Drejtorin për Zgjerimin e BE dhe Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme, në Mbretërinë e Bashkuar, z.Ouen Jenkins.

 

kryetarja_e_kuvendit_takohet_me_drejtorin_për_zgjerimin_e_be_dhe_ballkanin_perëndimor_në_ministrinë_e_jashtme,_në_mbretërinë_e_bashkuar_vKryetarja e Kuvendit u takua sot me Drejtorin për Zgjerimin e BE dhe Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme, në Mbretërinë e Bashkuar, z. Ouen Jenkins, i cili shoqërohej nga ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, në Tiranë, z. Nicholas Cannon OBE.

Duke i uruar mirëseardhjen në Kuvendin e Shqipërisë, Kryetarja Jozefina Topalli vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Britanisë së Madhe ndaj përpjekjeve të Shqipërisë në proceset integruese, në kontributin e saj për çështjen e pavarësisë së Kosovës  dhe në tërësi për stabilitetin dhe paqen në Ballkanin .

“Shqipëria ka kryer transformime të mëdha, është një model progresi ekonomik, me një rol aktiv dhe konstruktiv në rajon. Unë mendoj, tha Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli se, marrja e statusit të vendit Kandidat, përbën një inkurajim të jashtëzakonshëm për të gjithë shqiptarët në të ardhmen e tyre në BE.

 Nga ana e tij Drejtori për Zgjerimin e BE dhe Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme britanike, z. Ouen Jenkins vlerësoi ecurinë e Shqipërisë në rrugën e integrimit,  përpjekjet e vazhdueshme për përmbushjen e rekomandimeve të BE dhe qëndrimin e saj si faktor me ndikim në stabilitetin e rajonit.

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e njohu Drejtorin britanik Jenkins me procesin e zgjedhjes në Kuvend të Presidentit të Republikës brenda kornizës, afateve, frymës dhe germës së Kushtetutës.


Kryetarja e Kuvendit u ndal në mënyrë të veëantë në punën e Kuvendit të Shqipërisë për përmbylljen e plotë të reformes zgjedhore ne perputhje me rekomandimet e OSBE-ODHIR, si dhe përfundimin  e reformes parlamentare. "Meqë më shumë se  90%  e punës është e përfunduar, zonja Jozefina Topalli u shreh se, bllokimi në fund i kësaj reforme, dëmton vendin, por edhe vetë opozitën.
 
Kryetarja Jozefina Topalli  tha se mazhoranca ka shprehur të gjithë vullnetin e saj për heqjen e imunitetit të deputetëve dhe zyrtarëve të lartë dhe mbetet e hapur për çdo propozim të opozitës.

 

 
 

Video Aktivitete